Kosova

Fotoja e rreme që tronditi Kosovën, ambasada britanike kritikon deputeten Flora Brovina

Fotoja e rreme që tronditi Kosovën, ambasada britanike kritikon

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka kritikuar veprimin e deputetes Flora Brovina, e cila me një foto të rreme u përpoq të tregonte dhunën e trupave serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Përmes një njoftimi për mediat ambasada britanike ka deklaruar se krimet e luftës duhet të hetohen nga institucionet dhe jo të përdoren për qëllime politike.

“Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik”. /Tiranapost.al/