Aktualitet

Fotoja e Olldashit që zgjodhi Majlinda Bregu për ta kujtuar

Fotoja e Olldashit që zgjodhi Majlinda Bregu për ta kujtuar

Ja kështu, thjesht, me një foto shkujdesur pas xhamit. Kështu ka dashur ta kujtojë, Majlinda Bregu, kolegun e saj të ndjerë Sokol Olldashi. Ai u nda nga jeta 5 vite më parë, në një natë të ftohtë dimri si sot me shi e lagështirë. Por vargjet që ka zgjedhur Bregu flasin për forcën e shkëmbinjve.

“Kur të gjithë janë një dhe një është e gjitha

Të jesh një shkëmb dhe të mos rrokullisesh ...”

Janë vargjet e këngës “Stairway to Heaven” e Led Zeppelin, në shqip “Shkallët për në Parajsë”. E zgjedhur jo më kot, por se ishte kënga e preferuar e Kolit dhe këtë dinë vetëm miqtë e tij të ngushtë.