Lajme nga Bota

Fotoja e kryeministrit Trudeau maskuar si personazh i Aladdinit ka shkaktuar 'tërmet' në Kanada

Fotoja e kryeministrit Trudeau maskuar si personazh i Aladdinit ka shkaktuar

Personi që shihni me ngjyrë në foton cover është dora vetë kryeministri Kanadez. I përket vitit 2001 ku Justin Trudeau ndodhej në një festë me studentë, pasi në atë kohë  punonte si mësues, por qytetarët dhe kundërshtarët politikë e kanë akuzuar për racizëm. Kjo foto ka shkaktuar debat të madh në Kanada dhe duket se fushata e tij për zgjedhjet e përgjithshme ka marrë një goditje të madhe. Fotoja u publikua nga West Point gey Akademia, një shkollë private në British Columbia, ku Trudeau punonte si mësues para se ti futej politikës.

Trudeau brown face

Zëdhënësi i partisë së kryeministrit Kanadez ka reaguar duke sqaruar maskimin e Trudeau: Ai thotë se fotoja është shkrepur në një festë të organizuar nga shkolla, ku tema kryesore ishte për arabët, e ndërsa kryeministri ishte veshur si një personazh nga Aladdin-i.

Kjo foto vetëm sa i shtoi problemet kryeministrit kanadez, i cili ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme dhe është përfshirë në fushatë. Mediat para pak ditësh shkruanin se gjatë një udhëtimi në avion në shoqërinë e gazetarëve kishte thënë: Jam i mërzitur shumë me veten, jam i zhgënjyer nga vetja.

(FILES) In this file photo taken on September 11, 2019 Liberal Party leader and Canada's Prime Minister Justin Trudeau speaks during a news conference at Rideau Hall in Ottawa - Prime Minister Justin Trudeau on September 17, 2019 sought to reassure Canada's allies over security after a senior police intelligence officer was accused of stealing highly classified materials that, if released, could be "potentially devastating."Cameron Ortis served as the director general of national intelligence coordination for the Royal Canadian Mounted Police (RCMP) before his arrest last September 12, 2019. (Photo by Dave Chan / AFP)DAVE CHAN/AFP/Getty Images

Rivali kryesor i 47 vjeçarit Trudeau në zgjedhje është Andrew Scheer. Justin Trudeau është admiruar nga liberalët në gjithë botën për politikat e tij përparuese në epokën e Trump, me një Kanada që pranon gjithnjë e më shumë emigrantë.

Zgjedhjet e parakohshme u njoftuan për shkak të një skandali, që konsiderohet më i madhi në politikën kanadeze. Ish prokurori i Përgjithshëm deklaroi se kryeministri i kishte bërë presion për ti dhënë fund një çështje, për ndjekjen penale të një kompanie në Quebec./ Tiranapost.al E.B

Canada???s Prime Minister Justin Trudeau apologizes for wearing brownface makeup in 2001, to reporters on the Liberal party leader???s election campaign jet in Halifax, Nova Scotia, Canada in a still image from video September 18, 2019. CBC via REUTERS. ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. CANADA OUT.