Aktualitet

Fotoja e familjes Kallaku ka një problem të vockël

Me gëzime qofshin ata dhe çdo familje. Pas nja dy a tre dasmave që bënë Besi dhe Xhensila, festat vazhdojnë. Radhën e kishte motra e dhëndrit. Ana, që është një prej të famshmeve të shtëpisë së tyre, kishte ditëlindjen. Nëse nga dasmat s`pamë ndonjë foto të familjes me të gjithë antarët e saj, tani ja ku na erdhi. Bukur mami, babi, nusja, çuni, goca, dhëndri, po Ija? Dhe thamë kush po na mungonte? Ja që edhe këtë herë mungoi dikush. Megjithëse ajo që s`para kishte dalë nëpër rrjete sociale është mami i Besit, siç Xhensila e thërret. Thuaj mirë që ka vajzë e ja del ndonjëherë se të ishte për Besin ëhë…

kallaku

Me këtë event themi se do ketë pushim për disa kohë, deri për Vitin e Ri.