• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Zbardhet ngjarja në Gjermani. Autori ekstremist i djathtë, transmetoi live sulmin me viktima


    Po mbahej një festë hebraike brenda një sinagoge, kur sulmuesi u afrua dhe filloi të qëllonte duke lënë dy të vdekur dhe disa të lënduar. Për ngjarjen e ndodhur në Gjermaninë Lindore, në Halle, mediat gjermane shkruajnë se autori e transmetoi live sulmin, në një platformë të njohur si Streaming Twitch në pronësi të Amazon ndërkohë që fliste kundër hebrenjve në ditën e tyre të shenjtë dhe mohonte Holokaustin.

    Amateur video shows shooting in Halle, Germany

    Videoja është fshirë disa orë pas ngjarjes, por flitet se ai ka qenë gjithë kohën live edhe kur kreu sulmin dhe më pas është larguar. I dyshuari i arrestuar gjatë mbrëmjes vonë është një 27 vjeçar gjerman i cili ka vepruar i vetëm.

    Synagogue visitors react in a bus after surviving a shooting at a synagogue in Halle, Germany

    Sipas zyrtarëve të policisë dhe ministrit të brendshëm Horst Seehofer kemi të bëjmë me një sulm me motive ekstremiste të djathta. Autori shihet i veshur si ushtarak dhe me armë në dorë, ngjashëm me një ushtar gjerman në kohën e nazizmit.

    Në kohën e sulmit ndodheshin 70-80 njerëz brenda. Por pas panikut dhe shpërndarjes së njerëzve që ndodheshin aty ai nuk arriti dot të futej brenda, duke qëlluar jashtë sinagogës, ngjitur në një qebaptore, duke vrarë një grua dhe një burrë. 27 vjeçari hodhi dhe një granatë, por fatmirësisht nuk shpërtheu./ BBC/ Tiranapost.al. E.B

    Police climb over a wall into a Jewish cemetery

    Video/ Sulm me dy të vdekur në Gjermani, dëshmitari: E pashë me pushkë në dorë, në atë moment u dërgova sms familjarëve

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]