• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto/ Zbardhet memo për Grupin e PS: Atentat i ka bërë Meta Kushtetutës me zhdekretin për zgjedhjet


    Deputetët socialistë, pak para nisjes së seancës në parlament, që me gjasë do fillojë në 12:00 dhe do vijojë me 5 orë debat, janë udhëzuar më një memo të shpërndarë për grupin e PS-së dhe kjo memo  përmban arsyetimin për dekretin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

    Sipas dokumentit të pubkikuar nga Ora News, thuhet se akti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit është absolutisht i pavlefshëm, pasi është nxjerrë nga organi publik jashtë kompetencave të tij si dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, (neni 108 e vijues i K.Pr.Administrative) dhe si i tillë konsiderohet një akt nul dhe nuk mund të prodhojë asnjë pasojë.

    Sipas socialistëve ky vendim është dhe një atentat ndaj Kushtetutës së vendit pasi bie në kundërshtim me një sërë dispozitash kushtetuese siç shpjegohet në seksionin 3 më poshtë.

    PS vlerëson se akti i paprecedentë i Presidentit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, vjen në momente të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe në kohën kur vendi po vijon me reforma të rëndësishme si ajo e Drejtësisë.

    Memo si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B