• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Foto/ Washington Post shkruan për tërmetet në Korçë me katër të lënduar 


    Washington Post ka postuar një artikull për tërmetet në Korçë, me të parin më magnitudë 5.3 ballë pasuar me lëkundje të tjera, gjithësej 6 tërmete. Për pasojë janë lënduar 4 persona dhe janë dëmtuar rreth 100 shtëpi, kryeisht në Floq, Qafëzë si dhe në fshatin Vidohovë.

    Referuar Ministrisë së Mbrojtjes, Washington Post shkruan se shtëpitë më të dëmtuara janë ato të pabanuara në zonat rurale e ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital.


    Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti më i fortë ra në orën 6 e 26 të mëngjesit të ditës së djeshme në rrethin e Korçës, 180 kilometra në juglindje të Tiranës. Autoritetet e emergjencave kanë ngritur tenda për banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar, gjithashtu u janë dërguar ushqim dhe ujë.

    Shqipëria është pjesë e një zone të prirur nga tërmetet, pasi regjistrohen të tilla çdo disa ditë, ndonëse shumica prej tyre nuk janë aq të forta sa lëkundjet të ndihen./ Linku origjinal këtu. Tiranapost.al. E.B

    Fotolajm/ Pamja me të cilën u zgjuan sot banorët e Korçës nga tërmeti

    Bilanci i tërmeteve në Korçë, 60 banesa të dëmtuara

    6 tërmete shkundin Korçën, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Dëme dhe të lënduar