• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Foto/ Vijojnë investimet në Tiranë, rehabilitohen shtresat asfaltike në rrugën e “Kavajës”


    Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar rrugën e “Kavajës” në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

    Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve të Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën këto ditë deri në orët e vona të natës, për të realizuar sa më parë mirmbajtjen e shtresave asfaltike përgjatë rrugës së “Kavajës”.

    Punimet në infrastrukturë po bëhen për të lehtësuar  lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por edhe për ti dhënë një vlerë tjetër pronës. Ndërkohë që ndërhyrjet do vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës për të lehtëduar lëvizjen e këmbësorëve./ Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]