Botë Te gjitha

Foto/ Vija të bardha 3D për të frikësuar shoferët. Nisma rezulton e suksesshme


Vetëm të vësh ligje nuk mjafton. Kudo në botë politikbërësit dhe administratorët e qyteteve po kërkojnë për metoda kreative për t’i bërë shoferët që të ngadalësojnë shpejtësinë.

Diçka e tillë ka ndodhur në Islandë, ku po aplikohen vijat e bardha tre dimensionale. Ideja nuk është e re, por kudo ku është aplikuar ka pasur sukses. Në qytetin e vogël të Isafjordur janë realizuar vija të bardha 3D, të cilat japin imazhin e një pengese të ngritur duke detyruar shoferët të ulin shpejtësinë.

E njëjta taktikë është përdorur edhe në Indi dhe në qytetet italiane të Bolonjës dhe Vimercate. Ndoshta duhet të fillojmë ta përdorim edhe në Shqipëri!/Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *