• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto-Video/ Si u ulën Edi Rama dhe Ilir Meta sot në ceremoninë e çlirimit të Kosovës


    Kryeministri Rama shihet në krah të zv.ndihmës-sekretarit amerikan Matthew Palmer, i cili para pak ditësh bëri një deklaratë të fortë për protestat edhe opozitën, ku tha se kushdo që tenton të pengojë procesin e zgjedhjeve, do ti ndalohet hyrja në SHBA:

    Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA

    Nga ana tjetër është presidenti Ilir Meta teksa shkëmben një bisedë me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Ende nuk ka pasur një takim mes kryeministrit dhe presidentit, ka një përqendrim të kamerave nëse ata do takohen, por ndërkohë para 20 vitesh një kompromis i Perëndimit vendosi që të çlirojë Kosovën, ishte koha kur bëhej histori. Sot e kemi të vështirë edhe të qeverisim edhe nuk merremi dot vesh. Nuk kemi luftë, por Shqipëria më parë bëhet gati për luftë, sesa të merren vesh politikanët në të mirë të shqiptarëve./

    – Fotot dhe videoja shkëputur nga ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, me ndërhyrjen e NATO-s. Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690