• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto-Video/ Pedagogu i kërkon studentes raport intim në këmbim të marrjes së provimeve


    Denis Himçi, pedagog i gjuhës italiane në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i ka premtuar marrjen e provimeve të mbartura një studenteje dhe si këmbim i ka kërkuar asaj raport intim.

    Rasti është publikuar sot në emisionin investigativ “Stop”, ku profesori i ka premtuar studentes se nëse ajo do t’i jepte atë që kërkonte, ai do ta kalonte jo vetëm në lëndën e tij, po do të ndërhynte dhe tek kolegët me të cilët vajza kishte provime të mbartuara.

    Në takimet që ai bën me vajzën i kujton asaj që nuk duhet ta pyes për provimet, por të komunikojë me të vetëm me “WhatsApp”. “Me mua do komunikosh vetëm me WhatsApp. Nuk do të më bësh asnjë pyetje për provimet por do flasim vetëm për gjëra të tjera jo për provimet. “

    Pedagogu përveç provimeve i ka premtuar vajzës që t’i bëjë asaj dhe dhurata të ndryshme. Ndërsa në takimet e zhvilluara pedagogu i gjuhës italiane Denis Himçi i kërkonte studentes që ta puthte./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]