• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto-Video/ Pas paralajmërimit të Ramës, nis rikonstruktimi i pallatit të parë në Durrës nga ndërtuesit


    Kryeministri Rama paralajmëroi dje të gjithë ndërtuesit, pallatet e të cilëve që kanë pësuar dëme, që të merren vetë me rregullimet e tyre, kryesisht dëmet në fasadë. Dhe sot, në Durrës, ku janë 35 pallate të dëmtuara rëndë ka filluar puna me pallatin e parë.

    Pallati i parë ku po ndërhyhet është në lagjen numër 4 pranë rrugës Skënderbej, ku ndërtuesi ka urdhëruar punën për të ndrequr dëmet e më pas sipas listës, banorët e këtij pallati do të kthehen në shtëpitë e tyre. Vetë ndërtuesit do bëjën rregullimet, por sipas standardeve që ka vendosur qeveria, dhe në krye të punimeve do të jetë një supervisor të caktuar po nga qeveria.

    Ndërkohë për banesat e shembura totalisht që shkaktuan dhe viktima në tërmetin e 26 nëntorit, kryeministri Rama tha se do të hetohen nga prokuroria. Më poshtë keni një video të siguruar nga Report TV./ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post