Qyteti

Foto/ Veliaj tek Universiteti Metropolitan: Është koha e zanatçinjve dhe profesionistëve, Tiranën e shpëton arsimi cilësor

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e një arsimi cilësor. “Përpjekja e vazhdueshme e një prindi shqiptar është arsimi, arsimi, arsimi! Pavarësisht çfarë bindjesh kemi, çfarë dallimesh kemi, çfarë rrënjësh kemi, çfarë teserash politike kemi, tek tema e arsimit jemi të gjithë në një mendje: Shqipërinë, Tiranën, familjen tonë, e shpëton vetëm arsimi cilësor”, u shpreh Veliaj.
Foto/ Veliaj tek Universiteti Metropolitan: Është koha e

“Është koha t’i kthejmë sytë nga zanatçinjtë dhe të besojmë tek profesionistët”. me këtë mesazh Erion Veliaj i uroi të gjithë studentët e diplomuar në Universitetin Metropolitan, duke vënë theksin në nevojën që ka Shqipëria për njerëz profesionistë, që bëjnë punë me cilësi.

Në ceremoninë e diplomimit të organizuar dje, Veliaj shtoi se “shumica prej jush keni mbaruar inxhinieri, ekonomi ose arkitekturë, dhe jeni nga të vetmet shkolla që mëson zanate, në një vend ku nevoja për njerëz që dinë të bëjnë punë cilësore është e madhe”.

Kryebashkiaku theksoi se edhe lëkundjet sizmike që prekën kryeqytetin disa ditë më parë treguan edhe njëherë se dëmet më të mëdha i kanë pasur ndërtimet pa leje dhe të vjetra, të ndërtuara pa projekt dhe specialistë.

“Sigurisht, në ditën e fatkeqësisë kemi edhe llafologët që komentojnë, por kur vjen puna të gjithë thonë: Kush janë ekspertët e ndërtimit, kush i ka bërë këto punë cilësore, si ka mundësi që i njëjti tërmet në Turqi dhe në vende të tjera bëri hatanë, por në këtë vendin tonë, pavarësisht se llafologët thonë kullat, kullat, por në këtë vendin tonë diçka të zgjuar e paskan bërë. Arkitektët tanë, urbanistët, kur vjen puna te çeliku, te cilësia e betonit, doli me sukses. Kurse, ndërtimet e vjetra, të bëra me vesh, pa zanat, pa mjeshtra, pa inxhinierë, pa një plan urbanistik dhe pa leje, shtesa e sajesa, kryesisht çudira, nuk e përballuan dot tërmetin”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se vëmendja ndaj profesioneve duhet të jetë edhe më e madhe. “Nuk mjafton vetëm një ditë fatkeqësie t’i kthejmë sytë tek zanatçinjtë, por na duhet 365 ditë të besojmë profesionistët, ata që diplomohen sot si inxhinierë, si arkitektë, si urbanistë, që jam i sigurt se do ta çojnë më para Shqipërinë dhe qytetin tonë, Tiranën”, deklaroi ai.

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e një arsimi cilësor. “Përpjekja e vazhdueshme e një prindi shqiptar është arsimi, arsimi, arsimi! Pavarësisht çfarë bindjesh kemi, çfarë dallimesh kemi, çfarë rrënjësh kemi, çfarë teserash politike kemi, tek tema e arsimit jemi të gjithë në një mendje: Shqipërinë, Tiranën, familjen tonë, e shpëton vetëm arsimi cilësor”, u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi prej të rinjve që pavarësisht pengesave që mund të hasin, të fokusohen tek objektivi final që duan të arrijnë. “Spektatori nuk i duhet shoqërisë. Shoqërisë i duhet ai që zbret në arenë, ai që zbret në fushë. Nuk e ndryshon historinë e këtij vendi apo qyteti, ai që rri si spektator. Historinë e bën ai që zbret në fushë, që del në terren dhe bën diçka. Sigurisht, çmimi që paguani për këtë, çmimi që paguan një kryeministër, një kryetar bashkie, që do të paguani edhe ju nesër kur të merreni me diçka publike, do jenë të sharat, komentet, llafet, lloj-lloj sajesash, por e dini çfarë? Historinë e shkruajnë ata që zbresin në fushë, ata që thonë nuk më intereson fare ç’thotë bota, unë do bëj atë që është e drejtë, që është e dobishme dhe që i jep vlerë profesionit tim, vetes sime, familjes sime dhe vendit tim”, përfundoi Veliaj./ Tiranapost.al.