• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Foto/ Veliaj me fokus tek fëmijët, kopsht dhe çerdhe e integruar në Njësinë Nr. 6


    Katër vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja që kopshtet publike do të ishin më të preferuara se ato private. Por falë investimeve të Bashkisë së Tiranës ky trend ka ndryshuar, duke rritur së tepërmi kërkesat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike. Për të përballuar numrin e lartë të kërkesave, Bashkia e Tiranës po ndërton një kopsht dhe një çerdhe të integruar  në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34.

    Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

    Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë për komunitetin tonë.

    Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]