Kryesore Sociale Te gjitha

FOTO/ Veliaj firmos peticionin: 1 ligj 4 putra. Të mbrojmë kafshët


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka firmosur peticionin që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna dhe braktisja. Kryebashkiaku e ka njoftuar këtë në Facebook, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për nënshkrimin e këtij peticioni në mbrojtje të kafshëve.

“Të gjithë bashkë në mbrojtje të banorëve më specialë të qytetit! Dje nënshkrova peticionin dhe iu bashkova 10150 qytetarëve, të cilët janë angazhuar për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve. Jam i sigurt se mund të bëhemi më shumë! Ju e keni nënshkruar peticionin?!#1Ligj4Putra”, shkruan Veliaj.

Nisma e ndërmarrë kohët e fundit, pas publikimit të një videoje ku masakrohet një qen nga një djali i mitur, ka sjellë mbështetjen e shumë figurave të rëndësishme publike.

Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët. E.C/ Copyright TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *