Aktualitet

Foto/ Vasilika Hysi debat me Vokshin tek Qyteti Studenti, banorët: Latë nam

Foto/ Vasilika Hysi debat me Vokshin tek Qyteti Studenti, banorët:

Pasditen e sotme, deputetja e PS Vasilika Hysi shkoi në godinën 15 tek Qyteti Studenti për të parë godinat dhe banorët e prekur nga studenti, por atë zonë shkoi edhe ish deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Teksa deputetja e PS po fliste me banorët, Albana Vokshi ka ndërhyrë, ndërsa Hysi i është kthyer duke i thënë se kishte 4 ditë që rrinte në Thumanë, ndërsa sipas saj Vokshi qëndroi në gjumë. Kjo bëri që situata të tensionohej edhe më shumë.

Por banorët i kanë kërkuar të dyjave të mos bëjnë politikë me hallet e tyre dhe se lanë nam me këtë sjellje. Banorët kanë kërkuar që të inspektohet edhe një herë godinën 15, sipas tyre është shpallur me qëllim i pabanueshëm. Më poshtë keni disa foto nga situata e krijuar atje./ Tiranapost.al.