Qyteti

Foto/ U shkatërrua nga tërmeti, shtëpia e familjes Matera në Ndroq po rindërtohet

Foto/ U shkatërrua nga tërmeti, shtëpia e familjes Matera në

Shtëpia e familjes prej 7 anëtarësh të Ramazan Materës në lagjen e Re në Ndroq po rindërtohet, pasi u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit.

Nënkryetarja Anisa Ruseti ka postuar disa foto me skuadrën e World Bank Albania dhe të bashkisë Tiranë, që me disa orë punë vullnetare për të ndihmuar kompaninë që po rindërton shtëpinë.

Ruseti bën postimin në Facebook ku shkruan:

"Këtë vit skuadra e World Bank Albania dhe ajo e Bashkia Tiranë zgjodhën që në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë #EndPovertyDay të ndihmonin me disa orë punë vullnetare në rindërtimin e shtëpisë së familjes Matera në Ndroq e cila u prek nga tërmeti".

Bashkia Tiranë ka premtuar se viti i ri do i gjejë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti të rindërtuara. / Tiranapost.al.