Lajme nga Bota

Foto/ U njohën online dhe u martuan pas dy takimeve, çifti tregon pse e morën kaq shpejt vendimin

Foto/ U njohën online dhe u martuan pas dy takimeve, çifti tregon

Christopher Rimmer dhe Viktorija Vakulenko, të dy nga 34 vjeç u njohën në një aplikacion online. Christophenr nga Anglia dhe Viktoria nga Letonia folën çdo ditë për një muaj përmes internetit. Për një arsye pune, Viktorija duhej të udhëtonte në Angli dhe aty vendosën që të takoheshin. Çifti nuk priti që pas takimit të flisnin sërish e ndoshta të takoheshin më shpesh, por biseduan menjëherë për martesën.

Christopher Rimmer and Viktorija Vakulenko on their wedding day

Të dy kanë treguar se ndjenë një lidhje të veçantë shpirtërore, edhe pse atë ditë që u takuan e vendosën të mos kryenin marrëdhënie, ndonëse nuk do të takoheshin për pak kohë. Viktorija vendosi të mendohej për idenë e martesës dhe shpërnguljes dhe pas një muaji tjetër duke folur, Chris më në fund i kërkoi takim dhe i propozoi. Tani çifti është i martuar që në muajin qershor dhe së fundmi janë kthyer nga muaji i mjaltit që e shtynë për shkakt ë angazhimeve.

Për Metro, Viktorija ka treguar momentin që e njohu online: Sapo pashë fotot e tij, ndjeva një lidhje të fortë. Më dukej njeri i mirë dhe i dashur, sigurisht edhe pamja fizike më tërhoqi. Flisja me disa njerëz onlne, por pasi u bëra friend me Chris, nuk më interesonin më të tjerët. Ai fliste aq bukur, dhe më kushtonte vëmendje.

Christopher Rimmer and Viktorija Vakulenko walking across a bridge

Edhe Chris, i cili ishte regjistruar në faqen e takimeve Online prej dy vitesh kujton momentin kur pa për herë të parë në foto Viktorijan:

Kur pashë fotot e saj mendova me vete, kush është kjo vajzë? Me duhet të flas me të... Duke folur zbuluam se kishim shumë gjëra të përbashkëta.  Kur e takova e dija që do të martoheshim bashkë sepse e ndjeja./ Metro/ Tiranapost.al. 

Christopher Rimmer and Viktorija Vakulenko