• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Trump nuk heq dorë nga fiksimi për Groenlandën. Pas memeve në rrjet u premton diçka banorëve


    Rrjetet sociale janë mbushur me meme, që kur presidenti Trump tha se kishte dëshirë të blinte ishullin me të madh në botë të Groenlandës.

    Image result for groenland Trump meme

    Banorët e zonës janë të shqetësuar, ata nuk duan që të kthehet në pronë të presidentit dhe aq më tepër që të ngrejë një kullë si ajo në mes të New Yorkut. Qarkulluan disa foto me një kullë me ngjyrën e preferuar të presidentit Trump, gold, dhe së fundmi Trump e ka postuar në faqen e tij zyrtare në Twitter duke qetësuar banorët.

    Image result for groenland Trump meme

    Përbri fotos me kullën që mban emrin e tij dhe shtëpitë tipike të danezëve, Trump shkruan: Premtoj se një gjë e tillë nuk ngrihet në Groenlandë.

    Statusi i tij vjen një ditë pasi ai shprehu sërish dëshirën për ti bërë ofertën Danimarkës, vendin që do shkojë ta vizitojë në muajin shtator, me besimin se do e blejë ishullin. Oferta e tij fillimisht u shoqëruar me shaka e të qeshura, sidomos nga pala daneze, ku u tha se ishulli nuk është në shitje e ndërsa kryeministri Danez tha se spekulimet për shitje janë absurd.

    Ky ishull mahnitës u shpall autonom në vitin 1979. Ka një rëndësi të veçantë gjeostrategjike dhe mesa duket holandezët nuk do e lëshojnë kollaj, por dhe kokëfortësia e Trump nuk mbetet pas. Kështu që presim se çfarë do të ndodhë… / Tiranapost.al. E.B

    Image result for groenland Trump meme

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690