• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Trump detyron presidentin e Meksikës të shesë avionin: Me lekët do ndihmoj të varfrit që mos të emigrojnë


    Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka shitur avionin e tij presidencial dhe me paratë ka premtuar se do të financojë përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

    Ky veprim vjen pasi Meksika dhe Amerika arritën një marrëveshje, për të shmangur tarifat amerikane, Meksikës i duhet të ulë numrin e emigrantëve që hyjnë në kufi, madje mund të futet edhe në vendet e treta të sigurta, dhe të bashkëpunojë me vende të tjera të Amerikës Latine që të frenohet i gjithë zinxhiri që krijohet me emigrantë.

    Image result for andres manuel lopez obrador

    Me paratë e avionit që do shesë, presidenti ka premtuar se do të ndihmojë komunitetet më të varfra që mos të ikin nga vendi. Sipas tij, vlera e avionit Boeing 787 Dreamliner do shitet 150 milion dollarë nga 250 milion dollarë që është blerë në fillim. Avioni në shitje gjendet aktualisht në Kaliforni. Gjithashtu është njoftuar se do të shiten 60 avionë në pronësi të qeverisë dhe 70 helikopterë.

    Gjatë një konference për shtyp Lopez Obrador u pyet për marrëveshjen e tij me Amerikën, që përfshin vendosjen rojeve kufitare në kufirin jugor të Meksikës me Guatemalën./ BBC/ Tiranapost.al. E.B

    The Mexican presidential plane

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690