Showbiz

Foto/ Tiziano Ferro martohet në Itali me partnerin 15 vite më të madh

Foto/ Tiziano Ferro martohet në Itali me partnerin 15 vite më të

Dje, më 13 korrik, pak para perëndimit të diellit, Tiziano Ferro, 39 vjeç dhe Victor Allen, 54 vjeç, celebruan dashurinë e tyre pas 3 vitesh romancë. Çifti ishte martuar fshehurazi që në 25 qershor në Los Angeles.

Në këtë festë të dytë ishin rreth 40 të ftuar, të afërm dhe miq të çiftit, në shtëpinë e këngëtarit, në Sabaudia. "Martesa është një gjë tronditëse, për Victor-in bëj një përjashtim. Sepse me martesën ai bëhet pjesë e familjes sime", tha këngëtari, i cili e ka mbrojtur gjithmonë aq shumë jetën e tij të dashurisë.

Bashkëshortët të veshur me kostume blu mbajnë unazat me datat e ndryshme të martesave, Allen me datën e celebrimit italian, ndërsa Ferro me atë amerikan.

Për të dyja celebrimet, Tiziano Ferro dhe Victor Allen nuk donin dhurata, por dhanë paratë që mblodhën nga dasma në Amerikë për një qendër shpëtimi për qentë dhe departamentit onkologjik në një spital italian./ Burimi Vanity Fair/ Tiranapost.al