• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Te gjitha

    Foto/ Tiranës i shtohet gjelbërimi, hapësira të gjelbërta edhe nëpër lagje


    Bashkia e Tiranës vijon punën për rikualifikimin e hapësirave të gjelbra jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë gjelbërim dhe pastërti.

    Njësia Administrative Nr. 8 në bashkëpunim me punëtorët e qytetit të DPN 1 kanë përfunduar rikualifikimin e dy hapësirave të gjelbërta, brenda lagjeve të njësisë. Një lulishte në rrugën “Gjon Buzuku” me një sipërfaqe prej 50 m2, dhe ne Rr. “Thanas Ziko” me sipërfaqe 80 m2, të dyja të domosdoshme për komunitetin e zonës.

    Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës, tashmë banorët e kryeqytetit do të mund të kenë në lagjet e tyre, hapësira të gjelbërta dhe të rehabilituara./ Shihni fotot/ Tiranapost.al.