Aktualitet

Foto/ Tirana u zgjua e bardhë sot!

Kush e pa, e pa! Ata që u zgjuan herët sot në mëngjes me siguri e panë kryeqytetin të mbuluar nga dëbora. Ishte borë me shi, dhe për këtë arsye vendi nuk u mbush plot e për plot me dëborë, me atë ritëm që po binte.

Sinoptikanët e kishin parashikuar që e marta do të vinte me dëborë edhe në Tiranë, dhe ashtu ndodhi. Në prag të pranverës, e pamë edhe dëborën, ne të kryeqytetit.

Për më shumë shihni fotot në galeri./ Copyright Tiranapost.al