• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    FOTO/ Tek Shkolla e Bashkuar nuk po ndërtohet vetëm rruga, por edhe…


    Ndërtimet në Tiranë, duket se nuk kanë të bëjnë vetëm me infrastrukturën rrugore, por edhe me kanalizimet. Shembull është puna që po kryhet në rrugën e “Dibrës”, ku shumë shpejt banorët e kësaj zone, veç rrugës së restauruar dhe brenda standarteve, do të ketë dhe një rrjet të ri të kanalizimeve, çka do të shmang në të ardhmen përmbytjet dhe çdo problematik të tjetër që mbart rrjeti aktual.

    Njoftimi është bërë nga Bashkia e Tiranës dhe UKT në Facebook, ku theksohet se ky rrjet në të cilin po investohet, përshkon gjithë rrugën e “Dibrës” dhe do t’i shërbejë gjithë zonës deri në qendrën e Tiranës.

    Sipas UKT-së rrjeti i ri i kanalizimeve ishte kthyer tashmë në një domosdoshmëri për banorët e zonës, si një investim i munguar ndër vite.

    “Rikonstruksioni i linjës së kanalizimeve bashkë me kolektorët e shiut, që bëjnë më pas shkarkimin e tij nëpërmjet sistemit, në lumin e Tiranës, do të sjellë një përmirësim të situatës, duke eliminuar daljen e ujërave në sipërfaqe në kohën e reshjeve, por edhe depërtimin e ujërave nëntokësore në kanalet e sistemeve hidroteknike”, thuhet në postimin e UKT-së.

    Ndërkohë që për të evituar ndotjen që mund të vijë si pasojë e problematikës së rrjetit të kanalizimeve, UKT bënë të ditur se grupet e punës po punojnë ritme të shpejta për të shmangur çdo problem të mundshëm. E.C/ Copyright Tiranapost.al

    21014053_1607217289312245_6106376661368028905_o 21014096_1607157152651592_3867664575927244651_o 21055251_1607157009318273_5430920486755290831_o

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690