• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Të shtëna me armë brenda një lokali në Amerikë, 4 të vrarë dhe 5 të plagosur


    4 persona kanë mbetur të vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur në një lokal në Kansas të Shteteve të Bashkuara mëngjesin e sotëm. CNN shkruan se fillimisht policia mori një telefonatë ku raportoheshin të shtëna në lokalin ‘Tequila KC’ rreth orës 1.27 të mbrëmjes ( ora lokale). Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën 4 persona të vdekur brenda lokalit. 5 të tjerë u transportuan në spital në gjendje të qëndrueshme.

    Image result for Kansas City: Gunman on run after four shot dead in bar

    Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa autori i të shtënave nuk është kapur akoma dhe thuhet të jetë me origjinë hispanik ( nga Amerika Latine), i cili është larguar me shpejtësi pas ngjarjes.  “Ne nuk kemi akoma një përshkrim të qartë dhe të mjaftueshëm, për të gjetur autorin ose autorët e ngjarjes”, thonë burime nga policia.

    Detektivët kanë shkuar në vendngjarje dhe do sekuestrojnë kamerat që mund të kenë filmuar tragjedinë./Burimi: CNN/Tiranapost.al

    Image result for Kansas City: Gunman on run after four shot dead in bar

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post