Aktualitet

Foto/ Të dielën votohet. Shqiptarët do zgjedhin të ndahen një herë e mirë nga e kaluara

Foto/ Të dielën votohet. Shqiptarët do zgjedhin të ndahen

Të dielën votohet dhe shqiptarët do të zgjedhin që të ndahen një herë e mirë nga e kaluara, nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes. Janë këto mesazhet që ka përcjellë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në takimet e zhvilluara me banorët e Njësisë 9 në Tiranë.

Në bisedat e zhvilluara gjatë takimeve derë më derë me qytetarët e Tiranës, Manastirliu ka përcjellë vendosmërinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar normalisht zgjedhjet në datën 30 qershor, ditë ku sipas saj, shqiptarët do të votojnë duke zgjedhur të ardhmen dhe zhvillimin dhe lënë një herë e mirë pas politikën e përçarjes dhe shkatërrimit.

Më poshtë postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me banorët e rrugës Albanipoli, Mantho Nakuçi dhe rrugës Rreli #Njësia9? për të folur për rëndësinë e zgjedhjeve të #30Qershorit që na ndajnë një herë e mirë nga e shkuara, nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes dhe i hapin dyert #Shqipërisë drejt të ardhmes europiane ku të gjithë ne aspirojmë!

#30Qershor ?2⃣ Erion Veliaj për #BashkinëQëDuam

? -4 ditë për të vijuar #transformimin e Tiranës

?? përpara #30PS? #PërShqipërinëQëDuam??

Linku nga Facebook si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B