• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Foto/ Tatuazhi pranë bikinit që nuk ia kishim parë ndonjëherë Elvanës


    Gjysmë dielli, që ka në pjesën e pasme të kyçit të dorës, është tatuazhi i vetëm që i dinim Elvana Gjatës. Të paktën deri mbrëmë!

    E ftuar në koncertin që u mbajt në sheshin “Skënderbej”, Elvana zgjodhi një veshje sa sensuale aq edhe skenike, një trupore të bardhë të shoqëruar me një bisht me pupla.

     

    Pavarësisht se fansat mund të ishin përqendruar  te lëvizjet apo mënyra sesi performonte, nuk mund të na shpëtonte tatuazhi i vogël pranë bikinit.

    Nuk mund ta kuptojmë mirë se çfarë tatuazhi është, ndërsa ngjan më shumë me një tribal, të paktën aq sa na dha mundësinë Elvana që ta shikonim.

    Dhe nëse u bëtë kuriozë që nuk e kishit dalluar më parë, gjurmë të tij nuk do të gjeni as në fotot e profilit të këngëtares në Instagram. Apo dikush prej jush e kishte dalluar edhe më herët?/ Tiranapost.al J.C.