• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Ndoshta edhe luftë? Trump akuzon Iranin se fshihet pas sulmit në fabrikën më të madhe të përpunimit të naftës


    Presidenti Donald Trump ka thënë se Amerika është gati  ti përgjigjet sulmeve me dron ndaj një  fabrike përpunimi nafte në Arabinë Saudite. Deklarata e tij vjen pasi sipas zyrtarëve amerikanë provat treguan se Irani ka gisht. Trump nuk përmendi Iranin, por shkroi në Twitter se kishte arsye të besonte se kush ishte fajtori, pas sulmeve në fabrikën Abqaiq, fabrika më e madhe në botë për përpunimin e naftës. Sulmet parmbrëmë prishën  gjysmën e fabrikës dhe kjo do të ketë ndikimin në furnizimin në shkallë globale.

    Image result for Saudi Arabia oil attack

    Në një postim në Twitter, Trump tha: Presim të dëgjojmë edhe autoritetet arabe se kë fajësojnë për sulmin, më pas vendosim për veprim. Është hera e parë që Trump ka lënë të kuptohet për një reagim ushtarak ndaj grupit iranian.

    Sipas imazheve satelitore të postuara, duket se sulmi ka ardhur nga Irani ose Iraku. Iraku mohoi sulmet ndërsa iranianët janë përfshirë në retorika. Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo pohoi gjatë fundjavës se Irani ishte përgjegjës për sulmin, pasi sipas tij vetë grupi reble Houthi është grup me lidhje me Iranin.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi tha se komentet e Pompeos dhe akuzat e tij janë të pakuptimta. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar forcat amerikane se do përgjigjen./ The Guardian/ Tiranapost.al E.B

    Embedded video

    Image result for Saudi Arabia oil attack

    Image result for Saudi Arabia oil attack

    Image result for Saudi Arabia oil attack

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]