• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Stuhia shkakton 6 viktima dhe mbi 100 të lënduar në ishullin e famshëm grek


    Gjashtë turistë, duke përfshirë dy fëmijë humbën jetën dhe më shumë se 100 njerëz të tjerë janë lënduar për shkak të një stuhie të fuqishme që goditi Veriun e Greqisë mbrëmë. Kathimerini publikon lajmin ku shkruan se erërat e forta, dhe breshëri goditën vendin duke çrrënjosur pemët dhe duke lëvizur makinat. Fotot e publikuara tregojnë pasojat e stuhisë ndërkohë shumë turistë po darkonin në një restorant në ishullin Halkidiki.

    Image result for deadly storm in greece

    Drejtori i qendrës mjekësore Nea Moudania, Athansion Kaltas citohet të ketë thënë: Është hera e parë në karrierën time 25 vjeçare që përjetoj diçka të tillë. Më kanë ardhur njerëz të lënduar, me thyerje të krahëve apo këmbëve për shkak të objekteve dhe pemëve të rrëzuara.
    Ai tha se pacientët janë nga foshnje 8 muajsh deri tek persona 70 vjeç.

    Ndërkohë, sa i përket viktimave, dy turistët çekë të moshuar ndërruan jetë pasi erërat e forta përmbysën dhe përplasën në shkëmbinj varkën ku po lundronin.

    4

    Një grua dhe një djalë tetë vjeç, të dy shtetas rumunë ndërruan jetë pasi çatia e një restoranti në Nea Plagia u ra mbi kokë. Ndërsa një burrë dhe një djalë i ri të dy nga Rusia, ndërruan jetë pasi një pemë ra mbi hotelin ku po qëndronin.

    Meteorologu Klearxos Marousakis i përshkroi kushtet e motit si “jashtëzakonisht të pazakonta” për këtë kohë të vitit. Meteorologët parashikojnë se do të vazhdojë të bjerë shi në këtë zonë deri paraditen e sotme.

    Autoritetet shpallën në Halkidiki gjendje të jashtëzakonshme dhe ministri i ri i mbrojtjes i pritet të shkojë në zonë. Të paktën 140 zjarrfikës dhe ekipe të shërbimeve emergjente kanë dalë në terren për të ndihmuar të prekurit./ Ekathimerini/ Tiranapost.al. E.B

    Për të parë video, kliko këtu. 

    Damage in Porto Carras, Halkidki, 11 July 2019

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690