• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Shpërthim me tritol në një shtëpi në Dibër, aty një vit më parë u vra djali i familjes


    Një shpërthim tritoli në një shtëpi në Maqellar të Dibrës u raportua para pak minutash. Nga informacionet e para rezulton se tritoli është vnedosur në shtëpinë e Gazmir Kosiqit.  Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme material, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Emri i Gazmir Kosiqit nuk është i panjohur, pasi një vit më parë i vranë djalin me emrin Elsi Kosiqi.

    Elsi Kosiqi 32 vjeç, u ekzekutua me tre plumba  me datë 20 mars të vitit të kaluar në derën e shtëpisë së tij. Elsi Kosiqi rezultoi me precedentë penalë.  Në atë kohë sapo ishte kthyer nga Maqedonia.

    Elsi Kosiqi

    Ai jetoi disa vite në Itali dhe më pas në Dibër ndërtoi një hotel pranë llixhave.  Për vrasjen e tij u arrestua 24 vjeçari Mahmut Gega. Policia deklaroi në atë okhë  se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Por nuk dihen shkaqet apo personat që i kanë vendosur tritolin shtëpisë së  babait të tij sot./ Tiranapost.al.

    Vritet në oborrin e shtëpisë i riu në Dibër. Policia shoqëron gjithë familjen në komisariat

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post