Aktualitet

Foto/ Shoferi i Dibrës denoncohet nga qytetarët, policia e ndëshkon

Foto/ Shoferi i Dibrës denoncohet nga qytetarët, policia e

Një shofer furgoni është gjobitur me 10 mijë lekë dhe i është hequr patenta për 6 muaj për shkak të denoncimeve të qytetarëve. Ata janë ankuar në polici për mënyrën e transportimit të pasagjerëve dhe pas denoncimit policia Rrugore e Dibrës ka marrë masat. Pas publikimit të detajeve dhe fotos ku tregohen edhe vendimet, gjoba dhe pezullimi i patentës, policia bën thirrje: Sheh diçka, thuaj diçka!

Lexoni njoftimin si më poshtë!

Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane, njoftimet ? dhe telefonatat...?, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes. Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj. Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale.

"Sheh diçka, thuaj diçka"/ Tiranapost.al. E.B