Showbiz

FOTO/ Rrëfimi prekës i Elton John për ditët e fundit të jetës së Freddie Mercury

FOTO/ Rrëfimi prekës i Elton John për ditët e fundit të

Të tregohemi të sinqertë, Freddie Mercury na mungon tmerrësisht. Bëhet fjalë për ata që e kanë jeuar muzikën e tij në kohën kur u krijuar, për ata që janë mallëngjyer duke parë videon e kënges “I ëant to Break Free” – që i dedikohet pikërisht lirisë së gruas; dhe për ata që herë pas here të premteve mbrëma në makinë së bashku me mikeshat këndojnë “Bohemian Rhapsody”.

E megjithatë kjo nuk ka të krahasuar me atë që e ka njohur personalisht Freddie Mercury-n, si person, përveçse si artist.

Një prej tyre është kolegu i tij, kantautori Elton John, i cili ka shkruar një libër të titulluar: “Dashuria është kura: Në jetë, humbje dhe në fund të AIDS”. Aty artisti rrëfen edhe për ditët e fundit të jetës së Freddie Mercury, të cilin sëmundja AIDS e shkatërroi, por që u përpoq t’ia fshihte fansave të tij.

Ndërkaq, John shkruan në libër edhe për mënyrën sesi në ato ditë të tmerrshme, Mercury ka vazhduar të mendojë për miqtë e tij të dashur. Freddie Mercury ishte një njeri i madh, jo vetëm për faktin se krijoi disa nga muzikat më të bukura të gjithë kohërave, por edhe sepse ishte një njeri i mrekullueshëm

“BoredPanda” ka përcjellë disa pjesë nga libri i Elton John, ku ndër të tjera thuhet:

“Freddie nuk e ka deklaruar publikisht faktins e ishte prekur nga AIDS deri një ditë para se të vdiste në vitin 1991. Ndonëse një njeri energjik në skenë, jashtë saj ai ishte mjaft i rezervuar. Ai më tregoi se ishte prekur nga AIDS pak ditë pasi u diagnostikua në vitin 1987. Ishte i shkatërruar. Kisha parë se çfarë i kishte bërë kjo sëmundje edhe disa miqve të tjerë të mitë. E dija edhe se çfarë do të ndodhte me Freddie. Edhe ai e dinte. E dinte se vdekja, një vdekje si agoni, ishte duke ardhur. Por Freddie ishte tepër kurajoz. Vazhdoi i qetë, vijoi të performonte me Queen, duke qenë një njeri argëtues, guximar dhe bujar, ashtu siç kishte qenë gjithmonë.

Kur gjendja e tij u përkeqësua në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, e kishte të vështirë të fshihte gjendjen në të cilën ndodhej. Më thyhej zemra teksa shikoja këtë dritë absolute në gjithë botën, teksa shkatërrohej nga AIDS. Në fund trupi i tij u mbulua nga plagë të mëdha. Ishte pothuajse i verbër, dhe ishte shumë i dobët për të qenduar në këmbë. Me thënë të drejtën, ditët e fundit të jetës së tij, ai kishte dashur t’i kalonte i rrethuar nga komoditeti i tij. Ai jetonte vërtet për të tjerët. Freddie vdiq në 24 nëntor 1991, dhe disa javë pas funeralit të tij, unë vazhdojë të qaja. Mbrëmjen e Krishtlindjes, mësova se Freddie më kishte lënë një testament me altruizmin e tij.

Isha duke lëvizur, në kohën kur një mik me vjen tek porta, dhe më jep një kuti të paketuar. E hapa, dhe aty brenda ishte një pikturë e një prej artistëve të mi të preferuar, piktorit britanik Henry Scott Tuke. Dhe ishte një shënim i Freddie. Disa vite më parë, unë dhe Freddie i vendosnë nofka njëri-tjetrin, dhe unë isha Sharon dhe ai ishte Melina. Dhe pikërisht këto shkruante Freddie: “E dashur Sharon, mendova se do të pëlqente. Të dua shumë, Melina. Gezuar Krishtlindjen!”.

Isha 44 vjeç në atë kohë, por kanë filluar të qaj si fëmijë. Ishte pikërisht ky njeri i mrekullueshëm, që vdiq nga AIDS, por që edhe në ditët e fundit të jetës së tij, është përpjekur të më bëjë një dhuratë të adhurueshme për Krishtlindje. Ishte një moment i trishtë, por është një nga ato çastet që mendoj kur kujtoj Freddie-n, pasi mikson personazhin dhe njeriun. Edhe në vdekje më kujtoi atë çka e bëri kaq special në jetë”. /Përkthyer nga Robadadonne.it për Tiranapost.al/ e.s/