• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Reforma e Macron për pensionet ‘paralizon’ shërbimet. Grevë dhe protesta nga populli


    Në Francë po mbahet greva më e madhe prej dekadash. Pas protestave të jelekverdhëve, greva e ditëve të fundit ka paralizuar shërbimet kryesore në vend. Janë mbyllur shërbimet e transportit publik, një pjesë e personelit mjekësor është larguar, e ndërsa janë bashkuar dhe punonjës policie të cilët janë kundër reformave të presidentit Macron.

    Image result for Why are French workers on strike?

    Sindikatat që përfaqësojnë mijëra punonjës në sektorin publik por edhe në atë privat janë të pakënaqur me planin reformues të Macron, për të ndryshuar pensionin, për të cilin protestuesit thonë se do i detyrojë njerëzit të punojnë më gjatë dhe të përballen me pagesa më të reduktuara kur të dalin në pension.

    Image result for Why are French workers on strike?

    Një sondazh nga mediat Franceze, tregoi se publiku në pergjithësi e mbështet aksionin e fundit për grevë me 69%, një mbështetje e madhe, sidomos nga të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç.

    Image result for Why are French workers on strike?

    Pyetja që mediat ndërkombëtare shtrojnë është: Pse Macron po vendos ndryshime të tilla që zemërojnë popullin?

    Aktualisht, Franca ka një sistem kompleks prej 42 skemash të ndryshme pensioni për sektorët publikë dhe privatë, me ndryshime nga mosha e pensionit dhe përfitomet. Macron dëshiron të krijojë një sistem të unifikuar.

    A protester holds a smoke torch during a demonstration against pension reforms in Marseille, France, 5 December 2019

    Përfitimet e pensionit llogariten kryesisht duke përdorur 25 vitet e punës më të paguarat të një punonjësi në sektorin privat, ndërsa në sektorin publik bazohet në pagesat e gjashtë muajve të fundit para daljes në pension.

    Me planin e ri, presidenti synon të shpërblejë punonjësit për çdo ditë pune, përmes pikëve që më vonë do të kthehen në përfitime të ardhshme monetare pensioni.

    Image result for Why are French workers on strike?

    Në muajin nëntor, një raport nga kryeministri Francez Philippe tregonte se me sistemin ekzistues, deficiti i pensionit të vendit mund të shkonte deri në 17.2 miliard euro deri në 2025.

    Kostoja e sistemit aktual të Francës, përsa i përket shpenzimeve publike si përqindje e PBB-së ( i gjithë prodhimi ekonomik i vendit), është ndër më të lartat në botë – me 14%.

    Dhe Macron, i vetëdijshëm për popullsinë në plakje të Francës, ka thënë se plani i tij universal i pensioneve do të ishte më i drejtë se sistemi aktual.

    Mosha në të cilën qytetarët mund të fillojnë të tërheqin pension ndryshon në të gjithë Bashkimin Evropian (BE).

    Mosha zyrtare e pensionit në Francë është rritur në dekadën e fundit nga 60 në 62, por mbetet një nga më të ultat mes grupit të vendeve të pasura të OECD – në Britani mosha e pensionit është 66.

    Kalimi në një sistem universal do të largonte përfitimet nga pensionet për një numër vendesh pune, duke filluar nga marinarët e deri te avokatët.

    Macron nuk ka sugjeruar që të rritet menjëherë mosha e pensionit nga 62, por ata që do të dalin para moshës 64 në pension do të marrin një pension më të ulët bazuar në pikët e fituara.

    Për shembull, dikush që del në pension në moshën 63 mund të marrë 5% më pak, kështu që sindikatat kanë frikë se kjo do të thotë; të punosh më gjatë për një pension më të ulët. Nuk dihet sa do zgjasë situata e grevës, por në këtë sezon festash, do ndikonte në ekonominë e vendit.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post