Aktualitet

Foto/ Ramës iu shtua një rival. Meme e Metës që e postoi edhe vetë do ju shkrijë nga të qeshurat

Foto/ Ramës iu shtua një rival. Meme e Metës që e postoi

Nëse 'lufta' institucionale politike mes Metës dhe Ramës ka filluar, mund të themi se edhe ajo e botës Online sapo ka filluar. Presidenti Meta kohët e fundit tepër aktiv me statuse të gjata, me ironi, me thirrje, me letra dashurie, me shprehje filozofike e statuse e komente për të qeshur. Sot presidenti nga një koment i një personi për zgjedhjet (shih më poshtë) ka postuar një foto meme ku shihet me flokë, me mustaqe në plazh dhe në bark një tatoo me fytyrën e bashkëshortes Monika Kryemadhi.

TOP FAKE-PHOTO OF THE DAY! Faleminderit, ma bëtë të dielën edhe më argëtuese, shkruan presidenti Meta. Por kujtojmë se Rama ishte ai që theu akullin mes memeve. Në kohën e protestave të studentëve, Rama zgjidhte memet më interesante dhe i postonte po vetë në rrjetet sociale, duke i quajtur Meme of the Day. Duket se kryeministrit iu shtua një rival, ndonëse Rama është edhe artist, por Metën s'e kishim parë me postime të tilla. Asgjë me dëm, por shqiptarët po presin: Ç'po bëhet me krizën politike? / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/rama-fiksuar-pas-memeve-te-brryli-broadwayshih-cfare-ka-mbetur-ne-mendje/