Aktualitet

Foto/ Publikohet imazhi i dy të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Bilali

Foto/ Publikohet imazhi i dy të dyshuarve për vrasjen e

Është zbuluar imazhi i dy të rinjve që akuzohen për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Ky në foto është Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë.

Ndërsa në këtë foto shfaqet 23-vjeçari Myslym Rama, gjithashtu me origjinë nga fshati Mjedë.

Pavarësisht se nuk është përcaktuar roli që dy të akuzuarit kishin në vrasjen e 30 marsit, sipas policisë vrasësi i dy vëllezërve është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me incialet D.B., që dyshohet se e ka ndihmuar.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan në pragun e portës së shtëpisë, ndërsa ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen e përballjes së bandave në Shkodër./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/zbardhet-vrasja-e-vellezerve-bilali-ne-shkoder-dy-te-arrestuar-identifikohet-ekzekutori/