Aktualitet

Foto/ Dalin pamjet nga burgjet, kamera sigurie dhe bllokues valësh të instaluar

Foto/ Dalin pamjet nga burgjet, kamera sigurie dhe bllokues valësh të

Qindra kamera sigurie janë instaluar në burgjet shqiptare, por edhe bllokuesit e valëve që janë pjesë e një teknologjie të fundit. Vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka postuar foto nga disa burgje shqiptare, në Vlorë, Tiranë, Shkodër dhe Elbasan ku shihen sallat e monitorimit dhe ekranet që tregojnë ambientet e burgjeve.

Në një status në Facebook, ministrja shkruan se pas fuqizimit të sistemit teknologjik në burgje, janë arritur rezultate pozitive për monitorimin organizimin dhe mirëfunksionimin e brendshëm.

Në foto ministrja sjell shembujt e burgut Jordan Misja në Tiranë, por edhe të Peqinit ku janë instaluar sisteme bllokimi të valëve në ambientet brenda burgut, sisteme që do instalohen edhe në burgjet e tjera. Ndryshime vijnë për shkak se të dënuar që ndodhen në burg ende drejtojnë aktivitete kriminale duke përdorur bashkëpunëtorë nga jashtë burgjeve. Kryeministri Rama i paralajmëroi këto ndryshime në një konferencë gjatë këtij viti.

Më poshtë keni fotot dhe statusin e plotë të ministres Gjonaj./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/lamtumire-telefon-burgjet-24-ore-kamera/