• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto/ Protestë në Shkodër kundër Këshillit të ri Bashkiak, Spahia: PS duhej të reflektonte


    Xhemal Bushati, drejtues i Këshillit të djathtë Bashkiak thotë se këshilli i ri nuk do njihet. Gazetari e pyet:

    Keni drejtuar këshillin Bashkiak për katër vite, sot do ketë këshill të ri, çfarë mesazhi do jepni sot? 

    Bushati: Unë kam drejtuar këshillin për katër vite në mënyrë të mirë. Sot vazhdon i njëjti këshill, PD nuk i njeh këto zgjedhje, normalisht as këshillin e ri, sot kemi dalë me qytetarët e Shkodrës për të protestuar kundër kësaj farse.

    Protestuesit janë mbledhur pranë prefekturës së Shkodrës. Ata nuk janë dakord me konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, që duket se do ketë nëkrye një nënkryetar aktual, pasi Valdrin Pjetri u dorëhoq pas pretendimeve të PD se ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali. Edhe ish deputetë të PD si Bardh Spahia ndodhen në protestë. Spahia tha se PS sot duhet të reflektonte dhe jo të vijonte me provokimet: 5 % i votuesve nuk përfaqëson shqiptarët. Nuk pajtohemi me këto që po bën PS, do vijojmë me protestat.

    Të presim çfarë do ndodhë ndonëse nuk ka ndonjë skenar se si do verpojnë protestuesit. Forca policie aktualisht ndodhen pranë ambienteve të prefekturës. / Tiranapost.al

    Voltana Ademi me Këshill Bashkiak të Majtë, por pas datës ndryshon edhe vendi i konstituimit

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690