Aktualitet

Foto/ Projekti për dyfishimin e kapacitetit të furnizimit me ujë në Tiranë, përfundon 40% e punimeve në Bovillë

Foto/ Projekti për dyfishimin e kapacitetit të furnizimit me ujë

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombetare e Ujesjelles-Kanalizime po vijojnë me intensitet të lartë punën për realizimin e projektit strategjik “Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik të Tiranës”.

Projekti synon dyfishimin e kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë, duke ofruar shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 1 milionë banorë.

Deri më tani, brenda 4 muajve janë realizuar afro 40 për qind të punimeve, dhe duke marrë parasysh ritmin e punës parashikohet që vepra të finalizohet para afatit të kontratës.

Përveç zonës së Tiranës qytet, përfituesit kryesor do jenë edhe zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona./ Tiranapost.al. E.B