Aktualitet

Foto prekëse të vajzës së vogël dhe djemve të major Tanushit teksa mbahen homazhet në nder të tij

Foto prekëse të vajzës së vogël dhe djemve të

Në ceremoninë e Lamtumirës së major Tanushit që po mbahet në Muzeun Historik Kombëtar janë edhe fëmijët e tij, dy djemtë dhe vajza e vogël. Në fotot më poshtë shihet vogëlushja e Majorit vetëm 1 vjeçe me një kordele të bardhë në kokë dhe djali i madh dhe i vogël i tij të cilët qëndrojnë pranë nënës së tyre. Në një moment djali i madh iafrohet arkivolit ku ndodhet trupi i babait të tij, Klodian Tanushi i cili humbi jetën në një mision në kampin Abaz në Letoni dhe mbushet me lot nga dhimbja për babanë.

Dy djemtë e major Tanushit me nënën e tyre

Të pranishëm në ceremoni janë edhe personalitete, ku mbërriti edhe presidenti Meta. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, tek Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë./ Tiranapost.al. 

Vajza 1 vjeçe e major Tanushit me nënën 

http://www.tiranapost.al/sot-dite-zie-flamuri-ne-gjysmeshtize-dhe-homazhe-per-deshmorin-e-atdheut-major-tanushi/

http://www.tiranapost.al/foto-xhacka-i-jep-titullin-deshmor-i-atdheut-per-babain-djali-i-major-klodian-tanushit-shkrehet-ne-vaj/