• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Foto/ Po ti kalon kohë nga Bulevardi i ri?


    Bulevardi i ri i Tiranës, pas ish- “Stacionit të Trenit”, është zgjatuar këto 4 vitet e fundit, duke krijuar një vend shplodhës, argëtues për familjarë, çifte të reja, por edhe për të rinj të apasinuar pas aventurave. Aksi kryesor është ndriçuar për makinat dhe për të gjithë ata që përdorin bulevardin. Bashkia e Tiranës ka menduar se përveç aspektit estetik, teknologjia e përdorur për sistemin e ndriçimit në Bulevardin e ri të jetë e gjeneratës së fundit, duke pasur efikasitet më të lartë, shpenzim më të ulët të energjisë, si dhe ulje të ndotjes.

    Bulevardi i Ri i Tiranës, që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty. Një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.

    Deri në orët e vona të natës zgjatimi i bulevardit të ri vijon të jetë i mbushur, ku sheh baballarë që u mësojnë fëmijëve të tyre të ecin me biçikleta, nëna të reja që përkundin foshnja në karroca fëmijësh, gara me patina mes të rinjsh plot ego, etj., etj. Pemët dhe bari po hedhin shtat duke krijuar edhe një pol të ri gjelbërimi në kryeqytet. Për më shumë ndiqni disa foto nga Bulevardi i Ri, i cili gumëzhin gjatë 24 orëve./ Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690