Aktualitet

Foto/ Po ti je në plazh? Bregdeti plot me pushues sot

Foto/ Po ti je në plazh? Bregdeti plot me pushues sot

Nga Veriu në Jug, bregdeti shqiptar sot u mbush me njerëz. Moti i favorshëm me temperatura të larta deri në 26 gradë ka bërë që njerëzit të shkojnë në plazh për të marrë rrezet e para ndoshta për këtë sezon ose thjesht për të kaluar një fundjavë të qetë.

Në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin ndonëse jo zyrtarisht duket se sot nis sezoni i verës. Megjithatë shqetësimet e pushuesve janë si zakonisht, ata kërkojnë që plazhi të jetë më i pastër. Operatorët turistikë në të gjithë bregdetin kanë nisur përgatitjet për sezonin pasi këtë verë pritet një fluks i madh turistësh. Shih fotot më poshtë. /Tiranapost.al.