• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Po kulloste bagëtitë kur çobani sulmohet nga një ari në Kukës


    Një bari është sulmuar nga një ari në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës, duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup. I sulmuari quhet Ekrem Onuzi, 45 vjeç i cili flitet të ketë pësuar edhe hemorragji nga sulmi i Ariut, dhe dyshohet se ka dhe persona të tjerë aty pranë tij. Ai ka arritur të shpëtojë dhe të njoftojë sallën e emergjencav prej më shumëse dy orësh, ndërkohë që helikopteri pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes për të marrë bariun. Në momentin që ndodhi ngjarja, bariu nga Kukësi po kulloste bagëtitë.

    -Për rastin, reagoi pak më herët për Report TV edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici në një lidhje telefonike, ku njoftoi se një helikopter ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur drejt tij.

    1571569535_Screenshot1.jpg

    “Është dëmtuar rëndë nga një arushë. Është një çoban. Për punë minutash pritet të ulet në Aeroportin e Kukësit dhe do të shoqërohet nga banorët e zonës drejt vendit ku është bllokuar personi. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë e gjysmë më parë. Janë marrë të gjitha masat për ta sjellë të dëmtuarin drejt Tiranës. Ai ka marrë dëmtime të shumta dhe nuk lëviz dot. Është banor i zonës me mbiemër Onuzi. Gjalicia ka shumë kafshë të egra. Nuk është i vetëm. Ka dhe banorë të tjerë atje. Kanë shkuar edhe të tjerët për ta ndihmuar. Kemi bërë të mundur nisjen e helikopterit ushtarak“./ Tiranapost.al. 

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post