Lajme nga Bota

Foto/ Po fliste për sekrete me dokumentin në dorë, por kamerat kapin detajet e marrëveshjes

Foto/ Po fliste për sekrete me dokumentin në dorë, por kamerat

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar pa dashje disa detaje të marrëveshjes së tij të emigracionit me Meksikën. Trump nuk pranoi të diskutonte me gazetarët duke thënë se ishin sekret. Por teksa po thoshte këtë, në dorë mbante një fletë që ishin të shkruara specifikat e marrëveshjes, që u kap nga kameramanët dhe fotografët.

Trump vetë tha se nëse Meksika futet në vendet e treta të sigurta, aplikimet e azilit për emigrantët do të përpunoheshin aty dhe jo në SHBA. Sipas dokumentit, Meksika ka premtuar se do shqyrtojë ligjet në mënyrë të që bëhet një vend i tretë i sigurt nëse është e nevojshme.

Dokumenti përmban gjithashtu referenca mbi një plan rajonal rreth azilit, që do të përfshinte disa vende të Amerikës Latine, të cilat duhet të përpunojnë kërkesat e azilit që të shmangin tarifat amerikane dhe këtë gjë duhet ta bëjnë për 45 ditë.

Donald Trump with Mexico immigration deal on sheet of paper

Nëse Meksika nuk arrin të frenojë emigracionin në 45 ditë, vende të tjera do të merren me këtë çështje. Diskutimet po mbahen gjithashtu me Brazilin, Panamanë dhe Guatemalën, vende që aktualisht përdoren nga emigrantët si pika tranziti, për të parë nëse ata mund të ndajnë barrën e përpunimit të kërkesave për azil. Trump kërkon zero emigrantë në kufi, por sipas zyrtarëve meksikanë kjjo nuk ka shanse të ndodhë në një kohë kaq të shkurtër./ Tiranapost.al. E.B

Honduras asylum seekers crossing the Rio Bravo river