Aktualitet

FOTO/ Përkeqësohen kushtet e motit. Policia njoftim të rëndësishëm për shoferët

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në orët e fundit në vendin tonë, kanë bërë që rrugët të përgjaken duke shkaktuar deri më tani 3 viktima.

Duke parë këtë situatë, Polica Rrugore u bën apel shoferëve që të tregojnë kujdes. Sipas policisë, është evidentuar se shkak për aksidentet me vdekje të shkaktuara këtë të enjte ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit.

Për këtë arsye, u kërkohet drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes me shpejtësinë, si dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.

Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirrave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.

Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.

Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve. E.C/ Copyright Tiranapost.al

akdiod3foto1makina-7