Qyteti

Foto/ Përfundojnë zyrat e reja për banorët e lagjes në Laprakë, ja shërbimet që ofrohen

Foto/ Përfundojnë zyrat e reja për banorët e lagjes në

Kanë përfunduar zyrat e reja për banorët e njësisë 11 në Tiranë, të cilët duhet të pajisen me kartë identiteti apo pasaportë, por edhe në rastet kur nuk kanë regjistruar adresën e saktë të shtëpisë. Bashkia e Tiranës ka njoftuar që do të ketë zyra në çdo lagje të Tiranës, për të shmangur radhët e gjata, vonesat dhe për një shërbim më pranë qytetarëve. Zyrat e reja për banorët e Laprakës janë zhvendosur në rrugën “Gjergj Legisi”, pranë fushës sportive.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të publikuar në faqen e Njësisë Administrative nr. 11 në Tiranë dhe fotot.

"Njësia nr.11 në përmbushje të misionit të saj për të ofruar shërbime sa më cilësore, efikase si dhe për të krijuar çdo lehtësi tjetër vendore, ka rritur në nivelin më të lartë se kurrë më parë, me 38% nivelin e shërbimeve publike dhe socialiste ndaj banorëve. 38% më shumë përpjekje ligjore, zgjidhje të problematikave në infrastrukturë të mbartura ndër vite dhe zgjidhje të problematikave të mprehta sociale që jeton komuniteti ynë. Drejtë përfundimit zyrat e reja në godinën e zhvendosur në Rr. Gjergj Legisi, pranë fushës sportive në Laprakë!”./ Tiranapost.al. E.B