• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Për hir të një roli në film, Edi Rama ndryshon dhe look?


    Pas suksesit me filmin “Dy gisht mjaltë” Ermal Mamaqi po punon për filmin e tij të dytë komedian “I Love Tropoja”. Personazhe të njohur janë bërë pjesë e kastit, por ajo që nuk prisnim ishte kryeministri Rama. Nuk e dimë se sa e vërtetë është, por në rrjet, po qarkullojnë disa foto, ku edhe kryeministri shihet mes kastit të aktorëve, i veshur me të zeza, një bluzë ngjyrë të kuqe dhe me paruke në kokë, pranë Marjana Kondit dhe Bruno Shllakut, por mund të jetë edhe montazh fundja.

    Nga foto duket Rama me një lente në njërin sy, por nuk dihet me siguri asgjë deri tani për rolin, apo nëse është i vërtetë. Na duhet të presim deri kur filmi “I Love Tropoja” të shfaqet në kinematë shqiptare. Vetë Ermal Mamaqi nuk ka bërë asnjë postim lidhur me këtë lajm, duke qenë se është edhe iniciatori i këtij projekti.

    Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj, ishte i përfshirë në filmin ‘Dy Gisht Mjaltë’, ndonëse pa dalë shumë jashtë kornizës. Luajti rolin e celebruesit/ Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post