• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Foto/ OKB përzgjedh Tiranën: Një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare


    Nga Vjena, ku mori pjesë në konferencën ‘Bridge for Cities 4.0’, bashkë me kryebashkiakë të tjerë nga e gjithë bota, Erion Veliaj tha se ky vlerësim nga OKB është inkurajim për katër vitet e ardhshme, që Tirana të kthehet jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por në gjithë rajonin.

    “Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha Veliaj.

    Gjatë takimit, kryebashkiaku prezantoi disa nga nismat e ndërmarra për të nxitur ekonominë e Tiranës, por edhe sfidat.

    “Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për 50% të ekonomisë së vendit dhe ka pasur rritjen më të madhe ekonomike të çdo rajoni të Shqipërisë. Sipas INSTAT-it, Bashkia dhe Qarku i Tiranës është rritur mbi 10%. Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi që ta mbajmë këtë rritje”.

    Veliaj u takua edhe me LI Yong, drejtori i Përgjithshëm i OKB-së për Zhvillim Industrial. Fotot më poshtë/ Tiranapost.al 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690