• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Njihuni me prokurorët e rinj dhe qytetet ku do shërbejë


    Sot janë miratuar nga KLP projekt-aktet për verifikim të pasurisë dhe figurës për 6 të diplomuarit te Shkollës se Magjistraturës në vitin 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë, duke u caktuar dhe pozicionin në vendet që kanë mbetur bosh. Sigurisht, para emërimit të tyre janë kërkuar informacione ligjzbatuese dhe pas verifikimeve u vendos emërimi i tyre në vendet vakante.

    Por kush janë prokurorët e rinj dhe ku janë caktuar?

    Ata janë prokurorët:

    Eliora Elezi,

    Erida Visoçi,

    Mediana Meta,

    Françesk Ganaj,

    Odeta Todorushi dhe Albjona Papajani.

    KLP vendosi  themelimin e një metode, e cila do të  shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon: Vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem. Pas kërkesave të kandidatëve KLP hodhi në votim preferencat e tyre, ndërsa me 11 vota pro vendosi të emërojë këto kandidatë në disa prokurori të vendit.

    -Eliona Elezi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë

    -Erida Visoçi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë

    -Mediana Meta, emërohet ne Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Kavajë

    -Françesk Ganaj, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Lezhë

    -Odeta Todorushi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Korçë

    -Albjona Papajani, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]