• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Foto/ Një shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e lagjes në ‘Don Bosko’


    Një tjetër lagje në kryeqytet, në zonën e “Don Boskos”, po merr një pamje të re. Bëhet fjalë për bllokun e banimit në rrugën “Eshref Frashëri”, ku falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, e gjithë hapësira ka marrë një pamje të re.

    Punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin. Po kaq cilësor dhe e rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri të lodrave për fëmijët, i cili ndërthuret së miri me infrastrukturën në rrugën “Eshref Frashëri”.

    Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’iu mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde./ Tiranapost.al. E.B