Aktualitet

Foto/ Një nismë në rrjetet sociale bën bashkë emigrantët, përplasen në kufi me policinë

Foto/ Një nismë në rrjetet sociale bën bashkë

Një situate e pazakontë ka ndodhur në Greqi. Qindra emigrantë janë mbledhur pranë një kampi në Selanik dhe duan të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, e më pas të ikin në vendet e Europës Perëndimore për të kërkuar azil.

Mediat greke publikojnë lajmin ku shkruajnë se janë mbi 500 persona, mes tyre familje më fëmijë të cilët janë mbledhur në një fushë misri, që ndodhet 10 kilometër në Perëndim të Selanikut teksa kanë ngritur edhe tenda.

Siç raportojnë mediat greke organizimi i emigrantëve është bërë përmes rrjeteve sociale, ku janë informuar se ka të kalojnë dhe si të kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën në Ballkan.

Kjo pikë kalimi u mbyll që në vitin 2016 por tashmë sërish po tentohet të përdoret. Agjencia e OKB-së për refugjatët kanë bërë thirrje që të mos bëhen ftesa të tilla nga mediat sociale dhe se një kalim i tillë ka rrezik të madh.

Fotot tregojnë se ka patur përplasje me emigrantët, pasi këta të fundit kanë qëlluar me gurë policët, e ndërsa policia është përgjigjur duke përdorur gazin lotsjellës./ Tiranapost.al. E.B